Artistët e teatrit vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturës. Ata janë bërë bashkë me artistët nga rrethet për të protestuar kundër kontrollit politik dhe kundër zgjedhjes së drejtorit të ri të teatrit nga Ministria e Kulturës.
Lexoni dhe dëgjoni fjalët e aktorit të njohur, Bujar Asqeriu.
Indinjata ndaj kësaj qeveri që ai e quan “hajdute” lexohet në çdo fjalë.
Refleksionet që vijnë nga qeveria dhe ministrja jonë e nderuar janë të vakta e të pafuqishme, mos të themt ë ftohta. Si duket këta ende nuk e kuptojnë cfarë është artisti. Një artist i jonë më i mirë, merr rrogën më të vogël se një nëpunëse e rëndomtë e ministrisë së Kulturës. Ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, ministria e Kulturës gjithë këtyre artistëve që luftojnë me gjakun, djersën dhe mundin e madh në skenë.
Jo më kot kolegët tanë të ndëruar artistët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ta
Askush nuk e çau trapin për ta dhe ata ikën me një barrë pengjes në shpirt. E këto pengje ne duhet ti ngremë me të madhe. Të mos them që Bujar Lako, jetonte në një shtëpi 50 metra katrorë, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë vila nga 5 milionë dhe 10 milionë euro. Kjo është drama e madhe që këtu udhëheqin hajdutët. Këtë vënd e drejtojnë hajdutët miqtë e mi! Prandaj nuk mbeten lekë për artistët, prandaj nuk ka lekë për teatër, prandaj ne na fusin në vërrin e miut, atje tek hidrocentrali, sepse hajdutët nuk lënë lekë. Edhe lekët e një dosje i marrin. 100 lekë që bëjnë një dosje edhe ato i marrin. Gjejnë numra llogarie për stilolapsin, edhe ato i marrin. Nuk lënë lekë në këmbë. Këta, kjo është administrata jonë e nderuar.
Më vjen shumë keq! Nganjëherë më vjen të them: Përse të flas?! Për çfarë të flas?!
A përmbyset kjo hajdutëri?! Nuk përmbyset dot! Nuk kam fuqi unë, nuk keni fuqi ju të përmbysni këtë gjë, por ne kemi të drejtën legjitime të Zotit dhe Zoti i paftë ata. Ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e gjakun e këtij vendi.