Ambasadorja Vlahutin, çështja “Tahiri”: Prokuroria të përfundojë hetimet…

0
526

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin ka folur ditën e sotme për çështjen Tahiri. E pyetur për këtë çështje gjatë takimit të 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, Shqipëri-BE, kryesuesja e delegacionit europian tha se pritet që prokuroria të përfundojë hetimet.

“Presim që prokuroria të përfundojë hetimet. BE është duke e monitoruar procesin. Presim që rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”, u shpreh ambasadorja e BE në vendin tonë.

Sakaq, Vlahutin ka theksuar se Shqipëria duhet të vijojë luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here