Ankesa e ish-të përndjekurve që kanë punuar në minierë, Ahmetaj: Do thjeshtojmë ligjin për ju

0
568

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, zhvilloi një interpelancë me ish-të përndjekur që kanë punuar në minierë.

Grupi i ish-të përndjekurve ishin ankuar në platformën “ShqipëriaqëDuam” në lidhje me dokumentacionet që u kërkohen.

Gjatë interpelancës, Ahmetaj tha se si minitër përgjegjës për sigurimet shoqërore, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që ta ndryshojë ligjin.

“Kryeministri më kërkoi mua si ministër përgjegjës për sigurimet shoqërore, që ta ndryshoj ligjin, ta bëj atë më të thjeshtë. Unë kam bërë gati ndryshimin e ligjit që vjen për 10 ditë dhe do e çoj në parlament. Nga ky ligj hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra e thënë shkurt, menjëherë pas ankesës suaj u vumë në lëvizje me urdhër të kryeministrit që ju të përfitoni atë që ju shqetëson.

Ky ligj do vihet në punë pas 2 muajsh maksimumi për shkak të procedurave parlamentare, dhe ju menjëherë përfitoni të drejtën që ju ka munguar.

Nuk do shkoni nëpër dyer të ministrive, por njohja tani është automatike. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të marrë parasysh automatikisht vitet e burgut,” tha Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here