Arrestohet shqiptari me të dashurën,ju gjeten 60kg hashash

0
990

Një sasi prej më shumë se 60 kg hashash është sekuestruar nga policia greke. “Protothema” shkruan se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi, ndërsa pesha totale e lëndës narkotike të papërpunuar, është 61 kg dhe 790 gram si dhe  një revolver dhe 21 fishekë.

Policia vendase kishte marrë informacioneve se po kryhej trafik nëpërmjet një makine, ndërsa u ngrit prita në rajonin e Kosturit mëngjesin e sotëm.

Në automjetin e bllokuar ishin dy persona, një 31 vjeçar shqiptar, shofer i mjetit dhe e dashura e tij greke, 31 vjeçe, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

Në mjet u gjetën edhe 150 euro dhe dy celularë, për të cilët do të kërkohet zbardhja e komunikimeve konfidenciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here