Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e krijuar mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës sa i takon projektit për teatrin e ri. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se “kryeministri Rama po djeg Teatrin Kombëtar, ashtu si Neroni dogji Romën”.
POSTIMI I PLOTE
Neroni dogji Romën, kryeministri djeg Teatrin Kombëtar.
Neroni besonte se ishte poet dhe dramtaturg, luante lirën me mire se te gjithe, e dinte veten per piktor dhe skulptor. Kjo mendje e çakerdisur dogji Romen dhe mbeti ne memorjen e gjithe botes si gjakatari me i madh i artit dhe qyteterimit mbi dhe.
Kryeministri yne e di veten piktor, skulptor, shkrimtar, etj etj; njëlloj si Neroni, ndaj edhe do qe te djege Teatrin Kombetar.
Misioni i ndaljes se kesaj menxyre dhe te ketij Kryeministri- Neron, eshte i shenjte dhe artistet qe po mbrojne Romen e tyre, Teatrin Kombetar, jane misionare.