Saturday, April 20, 2024
Home Kronika DW reportazh: Mbi 100 të rinj shqiptarë në Siri, gjysma janë vrarë

DW reportazh: Mbi 100 të rinj shqiptarë në Siri, gjysma janë vrarë

0
667

Deutsche Welle i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar fenomenit  të rekrutimit të të rinjve shqiptarë nga IS.

Ata kanë udhëtuar drejt Leshnices, fshatit të Pogradecit.

Dhjetra të rinj u larguan drejt Sirisë për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Ata takuan Ervis, një prej djemve të fshatit, i cili ka shkuar të luftojë

“Më mori Almir Daci nga Siria dhe më tha se Ervis është vrarë nga një bombë” thotë Taulant Alinj ndërsa përballet me indinjatën e prindërve të cilët thonë se Almir Daci ishte një kriminel.

“Ata shkatërruan djalin tim” thone prinderit.

Shume prej atyre qe u rekrutuan nga Almir Daci ne kete fshat u vranë në Siri. Dhe Almir Daci mbeti i vrarë. Ndërkohë Dw shkruan se sipas hulumtimeve, mbi 100 të rinj shqiptarë janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak. Rreth gjysma raportohen si të vrarë apo të zhdukur.

Nente prej imameve të cilët nxisnin të rinjtë të shkonin në Siri janë në burgun e Fushe-Krujes. DW ka vizituar në burg Fadil Myslimanin.  Ata takuan dhe kryeplakun e fshatit Vladimir Lipo i cili nuk beson se kushtet ekonomike jane ato qe i kane nxitur per te shkuar në Siri.

Materiali me shume se 4 minuta eshte publikuar ne youtube me 8 shkurt 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here