Ish-turpëroja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili është në pritje të ekstradimit po vijon me akuzat, ndërsa shpesh herë bën deklarata të forta.
“Është një lidhje që e bënë mes vrasjes së Azem Hajdarit e kolonel Ahmet Krasniqi. Është e njëjta dorë jo vetëm e këtyre, por edhe në vrasjen e gjeneral Ilir Konushevcit në të gjithë këto vrasje. Dua të them edhe diçka që ka qenë i përgatitur edhe një atentat ndaj presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova nga viti 1999, po nga ky grup dhe për arsye si duket i njoftuar nga shërbimet huaja, Rugova nuk zbriti fare nga avioni në Rinas, për të ardhur në Tiranë. Por, ato bomba të telekomanduara që do të përdoreshin për të eliminuar Rugovën, i janë dhënë grupit të komandës që ka eliminuar Haklajn”, pohoi Haxhia, duke mohuar kështu kategorikisht të ketë lidhje me vrasjen e Hajdarit, vepër për të cilën është dënuar me 25 vite burg në mungesë.