Friday, January 24, 2025
Home Aktualitet “Llalla”, Lu: Largimi i të korruptuarve nuk i shpëton nga përgjegjësia penale

“Llalla”, Lu: Largimi i të korruptuarve nuk i shpëton nga përgjegjësia penale

0
722

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu në një postim në Tsitter ka reaguar mbi largimin e ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla prej sistemit të drejtësisë. Në Twitter ai shkruan se dorëheqjet janë individuale, por fitore sipas tij është largimi i të korruptuarve prej sistemit

Donald Lu: Vendimi për tu dorëhequr është individual, por largimi i çdo prokurori apo gjykatësi të korruptuar apo të paaftë është një fitore në luftën për një sistem më të mirë të drejtësisë. ata nuk mund të kthehen në sistem për 15 vite.

Nga ana tjetër Lu nënvizon se askush nuk mund ti shpëtojë investimgimit për abuzimet e bëra

Donald Lu:  Vendimi për tu dorëhequr nuk i përjashton këta zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme kriminale të korrupsionit apo abuzimit me pushtetin. ata që kanë frikë nga vettingu duhet të kenë frikë dhe nga investigimi i pashmangshëm”.

Deri më tani 8 gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen nga Vettingu, teksa ish-kryeprokurori Llalla, pas përfundimit të mandati vendosi të mos rikthehet në sistemin e drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here