Ministria e Arsimit nëpërmjet një deklaratë për mediat, thotë se “pagat e pedagogëve do të jetë në llogaritë e tye brenda ditës së sotme”.
Në njoftim thuhet se “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti”.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se “ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit”.