Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi përndiqte vazhdimisht ish-të dashurën e tij.
Edhe pse kishin pak kohë që ishin ndarë, 32-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, si duket nuk ishte pajtuar me këtë ide dhe refuzonte të hiqte dorë.
Pas denoncimit të bërë, menjëherë policia e Xhenoas është vënë në aksion për kapjen e shqiptarit.
Ajo që ra në sy ishte se e përndjekura ishte 25 vite më e madhe se shqiptari, nga e cila ai nuk hiqte dorë, shkruan LingriaNotizie.