Përfundon mbledhja e Partisë Demokratike.
Ndërkohë paralajmëroi kryeministrin për konfliktin me artistët e teatrit, duke u shprehur se asnjë veprim nuk do të kryehet pa artistët, dhe se këta të fundit kanë mbështetjen e opozitës.
Më shumë nga fjala e Bashës:
“Edi Rama ka vendosur të varrosë faktet për drogën, ti varrosë në kasafortën e tij dhe të minisistrit të Brendshëm. Droga në Shqipëri është mbjellë me bekimin dhe në dijeni të kryeministrit. Kjo është arsyeja pse Rama ka shkelur kuashtetutën. Ndërhyrja e mazhornacës, e ekzekutivit në skandalin e Tahirit, do të jetë pjesë e hetimit sepse Shqipëria është bërë si Kolumbia e Europës. Ky do të jetë objekti i komisionit parlamentar.
Paralajmëror Edi Ramën të tërhiqet. Asnjë veprim nuk mund të kryhet pa teatrin, sic është ndërtimi i gradacelave, pa marrë shqyrtimin e çështjes nga artistët të cilët kanë mbështetjen tonë të plotë. Projektligji që po sillet është sovjetik, që gjithçka të jetë në duart e qeverisë. PD është e vendosur që vizionin për decentralizimin e shtetit, ta zbatojë në të gjitha fushat.