Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30 në vendin e njohur si “Harku i Berdicës”. Nga informacionet e para mesohet se nje person ka humbur jetën, por nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Një mjet tip “Skoda” me targë KS 01-168 KR ka përplasur këmbësorin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Luljeta Marku është drejtuesja e mjetit, murgeshë nga kosova dhe po shkonte drejt Kosovës. Viktima dyshohet si Gezim Selimi nga Komani, 40 vjeç.
Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër
Informacion Paraprak
Me datë 11.02.2018 rreth orës 22:30 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.