…..Kjo ka qene situata e shkarkimeve ujore te hidrocentralit te Vau Dejës me datën 5 shkurt nga tuneli i Zadejes ! Nje sasi qe shkonte nga 300 deri ne 500 meter kub e uje ne sekond ! Ajo sherbeu pak dite me pas edhe per debate mes Kryetares se Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, dhe Prefektit te Qarkut, Çek Millja, rreth përmbytjes se 300 hektareve toke ne Ana e Malit.
Faktikisht shume opinione mund te kete per kete, por e vërteta eshte se niveli i shkarkimeve ujore ka ardhur gjithnjë duke rene dhe larguar rrezikun e përmbytjeve. Pamjet e filmuara diten e hene date 12 shkurt, po tek tuneli i Zadenjes, tregojne per sasi shkarkimesh shume me te vogel se 7 dite me pare, me 5 shkurt. Keto nuk e kalojne me shume se 100 meter kube uje ne sekonde !
Sipas specialisteve qe menaxhojne kaskaden e Drinit per hidrocentralet Vau Dejes, Koman dhe Fierze, kjo sasi shkarkimesh do te vazhdoje edhe per disa dite, me qellim qe te parandalohen situatat me rrezikshmëri përmbytje qe mund te krijohen nga rritja e prurjeve ujore. Sidomos per muajt shkurt dhe mars, do te vazhdoje kjo menyere e menaxhimit te hidodrecantraleve te kaskades se Drinit, qe te ruhet sa te jete e mundur ne rezerven ujore te ketyre hidrocentraleve nje kuote e pranueshme qe shmange rreziqet e përmbytjeve ne zonen e Nenshkodres.
Qe me rikthimin reshjeve te shiut afro nje muaj me pare, kater hidrocentralet ne kaskaden e Drinit, duke filluar me ate te Ashtes dhe deri ne Fierze, punojne me kapacitetin maksimal te prodhimit te energjise elektrike. Kjo ka bere qe Koorportata Elektroenergjitike E Shqiptare ti rifilloje eksportin e energjise elektrike.