Balla:Arritem marreveshje me opoziten

0
705

Pozita dhe opozita duket se kanë rënë dakord dhe kanë gjetur një të mesme pas mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri për të kërkuar një datë për hapjen e negociatave të Shqiëprisë në BE.

Lajmin e ka bërë të ditur në fund të takimit kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, u shpreh Balla, ndërkohë më herët draft rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, mbështetën disa nga shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike për luftën krimit të organizuar, drogës, korrupsionit dhe domosdoshmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here