Biseda erotike, Salianji e pranon: Në video jam unë, ja kush është “GD”

0
2709

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, sot në mbrëmja do të shfaqet në ekranin e televizionit Klan, në emisionin investigativo-satirik STOP, ku pritet të sqarojë me detaje pozicionin e tij, në lidhje me një video të publikuar nga “CityNews”, ku ai shfaqet duke biseduar me “GD”, me një gjuhë banale dhe perverse.

Mësohet se Salianji në emision ka pranuar videon dhe është justifikuar se biseda nuk është vetëm me GD, por edhe me dy persona të tjerë. Nuk diskutohet që video është e saktë, por sipas tij ka keqkuptim, se nuk po flitet me një por me 3 personazhe të ndryshëm.

Ai ka thënë se GD, nuk është Grida Duma, siç është raportuar në shumë media pas publikimit të videos në “CityNews”. Ai ka pranuar se komunikimi është i vërtetë dhe GD është dikush tjetër.

Për më tepër gjithçka mund ta ndiqni sonte në mbrëmje, në emisionin STOP në TV Klan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here