Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se është e gabuar të thuhet se SHBA-të janë të barabarta me NATO-n, por se të gjitha shtetet anëtare të NATO-s janë të barabarta me SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).
“Çfarë është kjo anëtarësi në NATO, çfarë është ky partneritet i përbashkët në NATO. Nëse ne jemi së bashku në NATO, Amerika duhet t’i respektojë nenet dhe rregullat e NATO-s aq sa i respekton edhe Turqia. Unë si president në Turqi dua të dihet se NATO-ja nuk është e barabartë me SHBA-të, por të gjitha shtetet veç e veç janë të barabarta me Amerikën”, tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).