Ermal Meta është një emër jo pak i njohur në muzikën italiane. Ai do të niste karrierën fillimisht si kitarist dhe solist kryesor në grupin Pas ”La fame di Camilla”, për t’u shkëputur më pas dhe bashkëpunuar si teksktshkrues i disa prej emrave më në zë të vendit fqinj si Patty Bravo, Noemi, Emma Marrone, Marco Mengoni etj, por duke filluar nga ky vit për të do të flitet akoma dhe më shumë. Pas një rrugëtimi të mbushur me peripecira. duke filluar nga akuzat për plagjiaturë, pezullimi i përkohshëm nga RAI, kënga e tij në bashkëpunim me Fabrizio Moro-n ‘’Non mi avete fatto niente’’ u shpall fituesja e edicionit të 68-të të Sanremos. Një fitore e cila sigurisht nuk mund të mos trumbetohej edhe në vendin tonë, ku në shumë portale u aludua se kënga fituese ishte një apel për babain e dhunshëm të Ermal Metës.Por, gjatë ditës së sotme këngëtari Ermal Meta ka shpërthyer kundër gazetarëve në Shqipëri duke ukërkuar të mos flisnin rreth jetës së tij pasi nuk dinin asgjë.