Foshnja e lindur në shtëpi vdes në maternitet, nëna në gjendje të rëndë

0
1161

Një foshnjë vetëm dyjavëshe ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Glozheni”, ndërsa nëna 40 vjeçare sipas policisë ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia e Shtetit sqaron se foshnja ka lindur në kushte shtëpiake, ndërsa nëna e tij është me çrregullime mendore.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet foshnja, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  vlerësim juridik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here