I doli emri se ishte përjashtuar, demokrati i përgjigjet Patozit: Shiko katrahurën tënde

0
795

Dritan Kokoshi ishte mes personave që u aludua se ishte përjashtuar nga PD-së se kishte folur kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Kokoshi i ka kthyer një përgjigje ‘flakë për flakë’ ish-deputetit të PD-së Astrit Patozi, pasi ky i fundit deklaroi se tre anëtarë ishin përjashtuar. Demokrati i sugjeron Patozit që mos të merret me të, pasi nuk është i sërës së tij.

“Sqarim per patoz-rat :Asnje nga ata te seres tende as me perfaqeson e as me ka përfaqësuar ndonjëherë (sado i vogël te kem qene) dhe ne PD s”jam nga ty por nga emri dhe mbiemri im. Keshtu qe Patoz mos u merr me mua po shiko katrahuren tende”, shkruan Kokoshi. Në deklaratën e degës së PD në Vlorë thuhej se Kokoshi ishte dorëhequr për arsye personale.

“Dritan Kokoshi, anëtar i hershëm i PD dhe aktiv në veprimtaritë politike të PD, është dorëhequr me mirëkuptim për arsye personale. Ai mbetet anëtar i vlerësuar dhe i respektuar”, thuhej në reagimin e PD-së së Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here