Politologu Afrim Krasniqi, tha se ata që mazhoranca aktuale denoncoi si tradhtar në marrëveshjen e detit me Greqinë, dy prej i kanë emëruar ambasador.
Krasniqi kujtoi edhe listën me 100 personat më të korruptuar të shpallur nga Rama, ndërsa njërin prej tyre 30 ditë më vonë e emëroi drejtor Hekurudhash.
Një nga denoncimet më të mëdha të ministrisë aktuale ishte tradhti kombëtare të komisionit për detin, dy prej tyre sot janë ambasador. E dyta, kryeministri doli dhe shpalli 100 njerëzit më të korruptuar dhe 30 ditë më vonë një nga ata njerëz e emëroi drejtor të Hekurudhave. Kjo ka lidhje me shtetin e kapur. Të tallesh me ligjin, shtetin, Evropën”, u shpreh Krasniqi.