Meta pret delegacionin e PE-së: Dialogu politik në funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe

0
565

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Parlamentit Evropian që merr pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, deputetët Monica Macovei, Elly Schlein, Eduard Kukan dhe Vladimir Urutchev.

Meta-KE (2)

Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e përtërirë të BE-së për të ofruar një perspektivë të sigurt anëtarësimi për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nga ana tjetër, siguroi për vokacionin solid evropian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

Meta-KE (3)

Presidenti Meta theksoi rëndësinë dialogut politik ne funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe në rrugën e reformave dhe të forcimit të sundimit të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here