Në zonën veriore ka pasur reshje shiu të herë pashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe lokalisht të lartë prej orëve të mesditës. Në zonat malore në lartësitë mbi 400 metër ka pasur reshje dëbore. Në zonën qendrore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, fillimisht me intesitet të ulët dhe më pas me intesitet mesatar dhe të lartë, breshër lokal pas mesdite.Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër ka pasur reshje dëbore. Në zonën jugore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, shtrëngata dhe stuhi lokale. Intesiteti më i lartë i reshjeve ka qenë në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar me breshër të izoluar. Në lartësitë mbi 500 metër reshjet kanë qenë në formën e dëborës.
Era ka fryrë e fortë, në bregdet deri 55 km/orë, nga juglindja.
Qarku Shkodër.
Bashkia Shkodër.
Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Dëbora vazhdon të bjerë.
Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.
Bashkia Malësi e Madhe.
Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.
Aksi rrugor rural Koplik-Razëm-Bogë është i kalueshëm. Në këtë aks rrugor ka rreth 20 cm dëbore që vazhdon të bjerë.
Bashkia Vau Dejës.
Akset rrugore jane te kalueshme ne zonat malore te bashkise Vau Dejes vazhdojne rreshjet e debores.
Bashkia Pukë.
Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit është përfshirë nga reshjet e borës.
Deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar 20 cm.
Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacioanal Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas, është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve.
Një mjet fadromë që disponon bashkia është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur është e nevojshme.
Bashkia Fushë-Arrëz.
Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në disa segmente kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur dhe po punohet për mbajtjen hapur të tij pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij. Akset rrugore rurale të tjera që lidhin njësitë administrative të kësaj bashkie janë aktualisht të hapura dhe kalimi bëhet nga mjetet foristrada por është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.
Një fadromë e bashkisë vazhdon të punojë për të penguar bllokimin e segmenteve rrugore.