OSHEE: Merkata jo e mbyllur per fajin tone, Bala: Bashkia te dergoje nje shkrese per rilidhjen e kontratave

0
1031

Kur institucionet i hedhin fajin njera – tjetres, pasojat gjithmone i vuajne qytetaret. I tille eshte edhe rasti i merkates se Rusit qe prej javesh nuk furnizohet me energji elektrike. Bashkia Shkoder akuzon OSHEE-ne per mungesen e dritave ne kete objekt, por vete operatori hedh poshte kete version. Permes shefit te mirembajtjes Gjon Bala, OSHEE sqaron se duhet qe vete bashkia te beje nje kerkese rilidhje, ashtu siç kerkoj 3 muaj me pare shkeputjen e saj.

Deri me tani shkresa ne fjale ka munguar, ndersa OSHEE ben me dije se ne momentin qe eshte nderprere energjia, kontratat kane qene te rregullta dhe nuk ka patur debitor. Me lojen aspak te paster qe tentojne te bejne ne kurriz te paleve te treta, institucionet qe ne kete rast i bie bashkia Shkoder po penalizon tregtaret. Ato nuk mund te vene ne pune pajisjet e tyre qe jane pike kyçe ne aktivitetin qe ushtrojne, pasi pa energji nuk mund te shesin mishin dhe nenproduktet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here