Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Presidenti Meta kërkon përfshirjen e sa më shumë grave dhe vajzave në...

Presidenti Meta kërkon përfshirjen e sa më shumë grave dhe vajzave në kërkimin shkencor

0
631

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, ka zgjedhur bibliotekën “Musine Kokalari” për të zhvilluar një veprimtari të posaçme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë . Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e teknologjisë.

Meta: Unë dëshiroj të shpreh dhe një herë tjetër rëndësinë e madhe që ka përfshirja e të gjithëve më me pasion drejt shkencës, teknologjisë, inovacionit sidomos vajzave dhe grave, për arsye sepse ju përfaqësoni gjysmën e shoqërisë dhe pa dyshim që dhe pesha që duhet të mbani për të gjithë zhvillimin e shoqërisë, të zhvillimit të ekonomisë kombëtare, të përmirësimit të ekonomisë familjare duhet të jetë sa më e barabartë.

Po ashtu Presidenti ka theksuar se gratë dhe vajzat nuk duhet ta konsiderojnë dhe nuk duhet ta pranojnë që të jenë faktor plotësues apo sekondarë si në shoqëri, ashtu edhe në familje.

Meta: Një angazhim edhe më i plotë, edhe më i vendosur, dhe më frymëzues në të gjithë fushat profesionale sidomos ato tëshkencave, pa dyshim që do të rrisë ndjeshëm dhe në mënyrë të merituar protagonizmin e tyre në shoqëri, në zhvillimin e ekonomisë kombëtare, në zhvillimin e ekonomisë familjare dhe gjithë të drejtat ekonomike, sociale që ato do të gëzojnë.

Me këtë rast Presidenti Meta i dhuroi Bibliotekës duke pasuruar fondin e saj tri libra të autorëve shqiptarë Kristo Frashëri, Virgjil Kule dhe Marin Barleti për Heroin tonë Kombëtar, në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here