Presidenti Meta pret eurodeputet ne zyre

0
563

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim delegacionin e Parlamentit Evropian, që merr pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, deputetët Monica Macovei, Elly Schlein, Eduard Kukan dhe Vladimir Urutchev.

Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e përtërirë të BE-së për të ofruar një perspektivë të sigurt anëtarësimi për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nga ana tjetër, siguroi për vokacionin solid evropian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e dialogut politik në funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe në rrugën e reformave dhe të forcimit të sundimit të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here