Reagon e indinjuar Oriela Nebiaj pas bisedes Duma-Salianji

0
2268

Reagon e indinjuar ish-zëdhënësja e Partisë Demorkatike, Oriela Nebiaj pas publikimit nga citynews bisedën me nota erotike mes dy deputetëve Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Oriela, aktualisht prezantuese në emisionin e mëngjesit “Wake up” në Top Channel, përmes një reagimi të shkurtër, godet dy lajmet më të bujshme të këtyre dy ditëve.

Jo vetëm bisedën e zbardhur mes deputetëve të PD, por edhe refuzimin e mandateve të deputetes nga dy kandidatet femra në listën e PD në qarkun e Beratit, pas dorëheqjes së Eduart Halimit.

Ajo e cilëson këtë akt të dy kandidateve femra më shumë të shëmtuar se sa mesazhet erotike që u zbardhën ditën e djeshme nga dy deputetët e kuvendit të Shqipërisë dhe sipas saj gjitha bisedat e mbledhura bashkë.

“Kjo puna e refuzimit te madateve nga zonjat ne Berat me duket me e shemtuar se te gjithe mesazhet erotike te parlamentit te mbledhura bashke..”, shkruan Oriela.

oriela.jpg

 

Kujtojmë se u tërhoqën nga lista dy kandidatet për deputetë të PD në Berat, Juvina Jani dhe Monika Qose të cilat ishin pretendente për të marrë karrigen e deputetes pas largimit të Eduard Halimit nga jeta parlamentare.

Pas kësaj, mandati duket se do i kalojë biznesmenit Astrit Veliaj i cili është shprehur i lumtur që do ulet në karrigen e deputetit.

Eduard Halimi ishte i pari i listës së Beratit, ndjekur nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Mandati i takonte Astrit Veliajt por për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore duhet t’i shkonte direkt mandati Juvina Janit.

Duke qenë se kjo e fundit ka deklaruar se do ta refuzojë ftesën për t’u bërë deputete, mandati do i shkonte gruas tjetër në listë, Monika Qosja por edhe kjo e fundit ka refuzuar duke i lënë të hapur rrugën Astrit Veliajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here