Friday, January 17, 2025
Home Aktualitet Rritet Niveli  i Liqenit te Shkodrës, Me shume se reshjet kane ndikuar...

Rritet Niveli  i Liqenit te Shkodrës, Me shume se reshjet kane ndikuar përrenjtë dhe lumenjtë 

0
1029

Ndonëse reshjet e shiut nuk kane zgjatur shume dite e gjithashtu nuk kane qene intensive, niveli i ujit ne Liqenin e Shkodrës brenda një periudhe te shkurtër është ngritur me rreth 2 metra !Lumenjtë dhe përrenjtë ne zonen e Malesise se madhe, dhe përtej kufirit deri ne Alpe  e kane fryre ndjeshem liqenin.

Lundrat e peshkatareve brigjeve te tij ne Shiroke – Zogaj presin permiresimin motit qe te rifillojne zenien e peshkut, ndonëse ka ardhur gjithnjë duke u pakesuar. Liqeni i Shkodres eshte i njohur per rritjen e 45 llojeve te peshkut, por faktikisht nje pjese e tyre jane zhdukur si pasoje keqpërdorimit te kësaj hapesire ujore ne tri dekadat e fundit.

Gjuhca si peshku autokton i këtij liqeni ka 3 vjet qe eshte zhdukur ndersa rrezikon edhe krapi, nese nuk zbatohen me rreptësi rregullat e administrimit te liqenit dhe te gjuajtes se peshkut ne gjithe sipërfaqen e tij prej 368 km katror, ku 149 prej tyre i kontrollon shteti shqiptar ndersa pjesen tjeter Mali i Zi. Eshte kjo hapesire ekologjike qe ka strehuar edhe mbi 270 lloje shpendesh, por qe  shume prej tyre per disa vjet u zhduken , per shkak te  gjuetise se paligjshme.

Fatmiresisht kohet e fundit kane filluar te shfaqen serish ne pasqyren e liqenit dhe ti afrohen edhe pikes turistike te Shirokes, te cila sot, ne kete dite me shi nuk e ka ate gjallerine qe e demonstron ne ditet me diell, ndersa niveli i liqenit rritet ngadale, por pa friken se do te rrezikoje përmbytje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here