Situata ne 24 oret e fundit ne Shkoder. Prefekti takim me ushtrine dhe drejtuesit e hidrocentraleve

0
1026

Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun Shkoder ka patur rreshje intensive shiu në zonën e ultësirës, dhe rreshje dëborë në zonat malore. Prefekti i qarkut Shkoder me sektorin e perballimit të emergjencave civile , ka monitoruar nga afer sot situatën në HEC e Vau-Dejësit si dhe ka zhvilluar një takim punë me komandantin e repartit ushtarak 1010 Vau-Dejës mbi kapacitet e nderhyrjes me forca të ushtrisë për çdo situatë të mundshme në ditët në vijim.
Në takimin me drejtorin e Hec Vau-Dejësit, u vendos pas miratimit edhe të instancave më të larta, për ndërprerjen përkohsisht të shkarkimeve nga ky HEC.
Bashkia Shkoder:

• Njesise Ana Malit, sipërfaqia e përmbytjes ka pasur rënie, sipas informacioni të ardhur nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë sipërfaqja e përmbytur sot është 80 ha.

Bashkia Malësi e Madhe:

• Aksi rrugor Tamare – Vermosh, në vendin e quajtur Qafa Bardelecit 20 cm debore, i kalueshem me zinxhir.

Bashkia Pukë :

• Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit të së martes është përfshirë nga reshjet e borës.
Bashkia Pukë prej mëngjesit të datës, 13.02.2018 ka aktivizuar Shtabin e Emergjencave për kordinimin e situates, të gatshëm për nderhyrje me 15-20 veta.
Deri në këto moment situate paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkoh reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësi i ka kaluar 20 cm.
Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme, ndërkoh. Në aksin rrugorë Pukë-Fushë Arrëz dhe anasjelltas, është e domosdoshme kriposja më shumë e rrugës, pasi në disa pika është e rreshqitshme.
• Energji Elektrike ka në të gjithë zonat e bashkisë Pukës.
• Shërbimi Shëndetësore si në spitalin bashkiak, Shërbimin e Urgjencës, dhe Qendrat Shëndetësore vijon normalisht pa probleme, ndërkoh nuk ka asnjë rast të emergjencave shëndetësore.
• Në asnjë prej njësive Administrative nuk ka problem me zhvillimin e procesit mësimor, ndërkoh që është siguruar në vijimsi sistemi i ngrohjes.
1 Mjet fadrome qe disponon bashkia është në gadishmëri për të ndërhyr në cdo rast kur është e nevojshme.
• Shërbimi Zjarrfikës është që në orët e mëngjesit në gadishmëri me 14 efektive dhe 3 mjetet, qoftë për rastet e zjarreve, por dhe për rastet e emergjencave shëndetësore në zonat rurale të bashkisë Pukës.

Bashkia Fushë-Arrëz

• Edhe në bashkinë Fushë-Arrëz situata paraqitet e njejtë, rreshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme. Aktualisht nuk kemi rrugë të bllokuar, nderkohe që një fadrome vazhdon të punoj për të penguar bllokimin e segmenteve rrugore.

 

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin.

Prefekti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here