Friday, April 19, 2024
Home Politikë Zyrtarja e lartë e BE: Nisni ndjekjet penale për rastet e korrupsionit

Zyrtarja e lartë e BE: Nisni ndjekjet penale për rastet e korrupsionit

0
715

 

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macove bëri thirrje për luftimin e korrupsionit dhe rezultate konkrete në këtë luftë.

Argumenti që Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku ka korrupsion nuk funksionon.

BE pret nga Shqipëria përpjekje të intensifikuara dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton që vetëm thjesht të krahasoni me të shkuarën por qeveria të ecë më përpara dhe duhet të shohë shembujt pozitivë në Europë. 

E kam dëgjuar jo vetëm në Shqipëri se nuk ka korrupsion vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, cfarë problemi ka nëse ka korrupsion? Kjo është një përgjigje që ne mund ti përgjigjemi shumë shpesh. Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni.

Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera. Unë do ju rekomandoja të mos e përdorni këtë argument.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here