Saturday, April 20, 2024
Home Ekonomi Astrit Hado: Kriteret për të përfituar pension pleqërie, si llogaritet

Astrit Hado: Kriteret për të përfituar pension pleqërie, si llogaritet

0
817

Brenda vitit 2017-të, janë lidhur rreth 35 mijë pensione të reja, ndër të cilat mbi 28 mijë kanë qenë pensione pleqërie.

Këto të dhëna vijë nga analiza vjetore 2017 e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku është konstatuar se deri në fund të dhjetorit të 2017-ës numri total i personave që përfitojnë pension ka shkuar mbi 621 mijë.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, thekson se prej reformës së 2014-ës, nuk ka pasur asnjë ndryshim ligjor në skemën e pensioneve dhe ka listuar të gjitha lehtësitë që po i ofrohen qytetarëve që dëshirojnë të aplikojnë për të përfituar pension apo trajtim të veçantë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here