Forumi i Pedagogëve paralajmëron Ramën: Grevë nëse nuk plotësohen kërkesat

0
685

 Pas takimit që zhvilloi kryeministri Edi Rama sot me Snatin e Universitetit të Tiranës, vjen reagimi i ashpër i Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare.

Përmes një deklarate për shtyp, Forumi i Pedagogëve bëri të ditur se kryeministrit që të marrë rrolin e kryetarit të senatit apo të organeve të zgjedhura të UT-së.

 

Po ashtu, nuk do të ketë negociata me qeverinë nëse flitet me gjuhë shantazhi. Mes të tjerash Forumi paralajmëron se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të shkojnë futen në grevë.

DEKLARATA E PLOTË:
Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ndoqi takimin e kryeministrit Edi Rama dhe të ministres së Arsimit dhe Shkencës znj. Lindita Nikolla me senatin e Universitetit të Tiranës.
Forumi mendon se ky takim nuk është në përgjigje të kërkesave që ne kemi paraqitur publikisht pasi forumi nuk i ka kërkuar Kryeministrit që të marrë rrolin e kryetarit të senatit apo të organeve të zgjedhura të UT-së. Forumi nuk i ka kërkuar qeverisë që “t’i heqë veshin burokracisë universitare” dhe as shndërrimin e e saj në palë për larjen e hesapeve mes klaneve të brendshme por, hapjen e një dialogu me profesoratin, studentët dhe shoqërinë shqiptare për marrjen e përgjegjësive që i takojnë qeverisë dhe jo vetëm qeverisë, pra për bashkëndarjen e përgjegjësisë për degradimin e gjendjes së arsimit të lartë në vend dhe mosfunksionimin e ligjit për arsimin e lartë.

Forumi nuk ka pasur një kërkesë formale të ardhur nga kryeministri, por edhe sikur të kishte pasur, një takim i tillë pa axhendë të përcaktuar do të ishte krejt i padobishëm. Arsimi i lartë në Shqipëri nuk mund të shndërrohet në shoë ai është tashmë një dramë. Një dramë për ne profesoratin, për studentët dhe shoqërinë, një dramë që shpaloset sot para syve të kujtdo me përjashtim të kryeministrit dhe ministres. Një dramë që nesër mund të shndërrohet në tragjedi për dijen dhe vendin. Forumi refuzon gjuhën shantazhuese dhe tallëse, por megjithatë të shqetësuar më shumë se prej talljeve apo kërcënimeve, nga gjendja dramatike dhe problemet e mprehta të pazgjidhura që vazhdojnë të shtohen pafundësisht, shpreh vullnetin për dialog të cilin përveçse publikisht do ta adresojë edhe në mënyrë zyrtare.

Grupi i negocimit i zgjedhur nga pjesëmarrësit e forumit, pret me seriozitet një përgjigje. Forumi mbetet i palëkundur në vullnetin e tij që në rast refuzimi, të bashkuar me studentët tanë të shkojmë drejt një greve të përgjithshme.
Kordinatori i Forumit
Prof ass Dr Mark Marku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here