Sunday, January 26, 2025
Home Kronika Greqi, emrat dhe fotot e pjestarëve të grupit kriminal me “kapon” shqiptar

Greqi, emrat dhe fotot e pjestarëve të grupit kriminal me “kapon” shqiptar

0
963

 

Policia greke ka publikuar emrat dhe fotografitë e pjesëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge. Katër nga pjesëtarët janë shtetas grekë dhe katër të tjerët shqiptarë, mes të cilëve edhe kreu i këtij grupi, i datëlindjes 1991.

Policia e shoqëron publikimin me thirrjen ndaj qytetarëve që mund të japin informacione për tetë të arrestuarit, duke u garantuar anonimitetin.

Grupi u agjesua në fund të muajit të kaluar, pas operacioneve të zhvilluara në tri zona të Athinës, në Agius Anargirus, Egaleo dhe Kolonos.

Me ndihmën edhe të qenve të zbulimit të drogës, policia kishte gjetur e sekuestruar mbi 105 kg kanabis, dhe një shumë parash prej 12.302 eurosh. Gjithashtu ishin sekuestruar 26 celularë, tre automjete, tre motoçikleta dhe një pistoletë.

Pas hetimeve rezultoi se grupi trafikonte drogë që prej fillimit të vitit 2017.

Grupi kriminal komunikonte nëpërmjet kodeve për sasitë e drogës dhe shumat e parave, si dhe emrat, ndërsa merrnin vazhdimisht masa për t’iu shmangur policisë, duke ndërruar vazhdimisht pikat e dorëzimit të drogës.

Disa prej tyre kishin marrë me qera banesa që përdoreshin për fshehjen e sasive të kanabisit.

Drejtues i grupit ishte një shtetas shqiptar i moshës 27 vjeç, i cili ishte dënuar në mungesë me 10 vite burg për trafik droge.

Ai merrte gjithë vendimet për furnizmin me kanabis, mënyrën dhe vendin e dorëzimit si dhe çmimin e shitjes, ndërsa grumbullonte vetë edhe paratë. Ai vepronte gjithmonë me asistencën e dy bashkatdhetarëve të tij, me moshë 31 dhe 33 vjeç.

Zonat kryesore të veprimtarisë së grupit kriminal ishin qendra e Athinës dhe pjesa perëndimore e kryeqytetit grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here