Policia italiane ka arrestuar 15 shtetas shqiptarë, pasi akuzohen se kanë kryer 53 vjedhje ose tentativë për vjedhje nëpër shtëpi në Piemonte, Lombardia dhe Liguria.
Arrestimi i shqiptarëve u bë në kuadër të operacionit që koduar “Prometeu tre” dhe është vazhdimi i një operacioni që ka nisur që prej vitit 2017.
Në vitin 2017 policia italiane arrestoi edhe 25 persona të tjerë.