Një grup aktorësh po zhvillojnë një takim me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për të diskutuar për ligjin për artin dhe kulturën.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Teatrit Kombëtar. Ministrja Kumbaro ka sqaruar se ligji i ri synon decentralizimin si dhe realizimin e projekteve kulturore pa tendera.
Mbrëmjen e shkuar, regjisori Kastriot Çipi e konsideroi ligjin e propozuar nga Ministria e Kulturës si komunist dhe që synon kapjen e gjithë sektorëve nga ministrja e Kulturës.