Ligji i arsimit të lartë, Nikolla shmang përballjen me deputetët në Kuvend

0
636

 

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu shmang seancës dëgjimore, të kërkuar nga kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi.

Dje në mbremje ajo ka njoftuar se ka një takim të papritur me Ministrin e Kosoves, një justifikim që nuk respekton parlamentin, një përpjekje për t’i ikur llogaridhenies.

Deputetja e PD Albana Vokshi tha se ministrja për të disaten here po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çeshtjen kryesore përse ka shkelur ligjin per arsimin e lartë, duke mos nxjerrë aktet nenligjore për zbatimin e ligjit. Vokshi tha se për shkak të shpërdorimit të detyres nga Ministrja Nikolla pedagoget mbeten pa paga dhe të hënen ata u paguan nga tarifat e studenteve, jo se qeveria u bë pjesë e zgjidhjes. Me refuzimin për t’u paraqitur ne Komision, ministrja Nikolla po pengon rolin kryesor te opozitës, si dhe detyren kryesore të Kuvendit, kontrollin parlamentar.

Mbledhja në komisionin e arsimit është shoqëruar me dabte për shkak të mosprezencës së Ministres se Arsimit në këtë komision ku po diskutohet për ligjin e arsimit të lartë.

Edhe deputetët e tjerë opoztës kanë kërkuar praninë e Nikollës në Komision duke kembëngulur në kërkesen e tyre.

Ligji katrahuarë që ka bërë vetë dhe nuk merre  përgjegjëistë për të bërë aktet nënligjore thanë deputëtet e opzitës duke akuzuar për papergjegjshmeri totale te ministres Nikolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here