Me rrota buzë greminës, ja si qëndron makina e OSHEE në mes te borës në Pukë…

0
1012

Një automjet i Nënstacionit të Fushë Arrëzit është përfshirë në një aksident të rëndë, pasi ka rrezikuar të përfundojë në një greminë. Ngjarja ka ndodhur në Arst Miliska të njësisë administrative Fierëz.

 

 

Mjeti fuoristrada me të cilin lëviznin drejt Fushe Arrëzit specialistët e hidrocentralit ka rrëshqitur në trasen e rrugës si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm, ndërsa vetëm fati ka shpëtuar dy personat që udhëtonin në mjet, pasi rrezikonin të binin nga një lartësi prej 400 metrash.

Specialistët kishin qenë në Nenstacionin e Gropave dhe po ktheheshin drejt nënstacionit të Fushë Arrëzit, ku po inspektohej për defekte linja 35 kilovolt, Fierz- Fushe Arrëz. Për më tepër shihni videon ku shihet mjeti i bllokuar në anë të rrugës, ndërsa një nga rrotat e saj qëndron në ajër dhe poshtë duket gremina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here