Në ditën e Shën Valentinit Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Çorovodës.
Meta mori pjesë në inagurimin e kopshtit të rikonstruktuar me fondet e shtetit të Kuvajtit. Presidenti tha nga Skrapari se fëmijët e Corovodës meritojnë të ëndërrojnë njësoj si fëmijët e Tiranës. I pranishëm në ceremoni dhe ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.“Të dashur miq, kënaqësi që sot 70 vogëlushë të Çorovodës, falë bujarisë së shtetit të Kuvajtit, kanë një kopsht të rikonstruktuar, plot me ngjyra, si ëndrrat e tyre”, shkruan sakaq Meta në rrjetin social.