Përplasje te forta e fyese mes artistëve

0
771

Përplasje mes artistëve për zhvendosjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Aktorja Ema Andrea ka mbështetur regjisorin Altin basha i cili i është drejtuar kolegut të tij, regjisorit të madh Gëzim Kame, duke e cilësuar si “provokator” në Top Shoë. “Yes Basha”, ka shkruar Ema në shenjë mbështetje ndaj regjisorit. Kaq ka mjaftuar që djali i regjisorit tjetër Gëzim Kame, aktori Genti kame të shpërthejë me fjalë të rënda fyese ndaj aktores.

“Ku ishe ti ish-kurva e Edi Ramës bashkë me topalëpirësit e tjerë kur Gëzim Kame mbronte teatrin nga shembja?”, shkruan aktori duke vijuar me përdorimin e një fjalori fyes. Menjëherë ka reaguar edhe Ema Andrea. “Statuset e mia janë më të fuqishme se karrigia jote që e mbron duke dalë kundër idealit”, shkruan Andrea.

Sakaq, moderatori Dritan Hila përmes një reagimi thotë se së paku babai i aktorit, duhet t’i kërkojë falje Andreas.

“Lexova nje status, mender me thënë, “artisti” sot. Ku ka degraduar ky vend?! Të pakten babai i tij duhet t’i kërkoje ndjesë publike zonjës”, shkruan Hila.

rende_copy.png

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here