Kryeministri Edi Rama tha se fermerët nuk përfitojnë nga fondet pasi nuk kanë informacion dhe nuk dinë ti marrin. Për këtë tha Rama duhet të shkrihet Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo të zëvendësohet me struktura informimi.
Gjatë një takimi me studentët e Universitetit Bujqësor, Rama i bëri thirrje atyre që të përfshihen në asistencën e fermerëve për të plotësuar dokumentacionin për të marrë fondet.
Rama: Ky proces është një proces ku ne duam të rrisim kapacitetin e dijes në këtë vend. Ju themi fermerëve ja ku i keni fondet, hajdeni merrini. Nuk i marrin dot nëse nuk dinë sesi merren sepse së pari duhet të informohen. Mënyra si është e organizuar prej shumë kohësh struktura jona e informimit nuk funksionon.
Prandaj unë kam qenë dhe mbetem i paduruar që shikoj të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen nga struktura informimi që janë pranë fermerëve.