73 vjetori i kryengritjes se Kelmendit, banoret e kesaj krahine perkujtojne te renet e asaj ngjarje

0
759

Kelmendi ka përkujtuar 73 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri. Të mbledhur në qender të kësaj njësie administrative, banorët e kësaj zone kujtuan të afërmit e tyre që 73 vjet më parë luftuan me armë në dorë për të ndalur hyrjen e forcave komuniste, që me dhunë kërkonin të shtypnin rezistencën e Kelmendasve. Pjesë e këtij tubimi u bënë edhe përfaqësues politik si dhe anëtarë të shoqatës së ish të përndjekurve, të cilët kërkuan që të mos harrohet e shkuara dhe të ruhet tradita e përkujtimit të kësaj ngjarje.

73 vite më parë Kelmendasit me në krye Preke Calin luftuan përballë një prej diktaturave më të egra që po instalohej në Shqipëri, e që për pasojë i kushtoj rëndë kësaj zone, pasi në luftimet që zgjaten rreth 1 muaj u bënë shumë internime burgosje dhe mbi 80 pushkatime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here