90 vizita ditore ne pediatrine e Shkodres, Shpori: Ka nje trend renie keto dy dite, prinderit te kene kujdes

0
1429

Situata gripale që po kalon vendi është kthyer në shqetësim serioz, ku më të prekurit rezultojnë fëmijët. Në pediatrinë e Shkodres janë deri në 90 raste ne ditë që paraqiten për ndihmë mjeksore në spital. Por lajmi i mirë sipas mjekes Manjola Shpori është se gjatë dy ditëve të fundit ka një trend rënie të situatës gripale.

Numri më i madh i rasteve që paraqiten mbeten ditore, pasi krahasuar me një javë më parë shtrimet janë minimale.

Shqipëria, Finlanda dhe Luksemburgu, jane tre vendet me fluksin me te larte te te prekurve nga gripi në këtë periudhë ka bërë me dije Organizata Botërore e Shendetesise. Mjeket thonë se epidemia do te vijoje te paktën edhe disa jave, ndërsa i bëjnë apel popullatës te ndjeke sistemin e referimit. Specialitetet thonë se nuk ka vend per panik dhe se çdo i sëmure duhet te ndjeke këshillat e mjekeve. Krahas virusit AH1N1 ne vendin tone jane konstatuar edhe raste te gripit AH3N2, i cili eshte i nje forme me te rende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here