Burgu i Reçit, ende pa nje date hapje, Financuesi kerkon kritere te rrepta pranimit te te burgosurve

0
2013

 Burime jo zyrtare thonë se ka qënë vetë bashkimi Europian që si financues i ndërtimit të këtij burgu ka kërkuar kritere të sakta të pranimit të të dënuarve. Ato nuk kanë ngritur këtë burg të sigurisë së lartë për të shfryrë institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit, por për të sjellë nga jashtë përmes ekstradimit Shqiptarët që kanë mbipopulluar burgjet Europiane.

Këtë detaj ministria Shqiptare e drejtësisë ende nuk e ka zbardhur zyrtarisht. Ministrja Etilda Gjoni ishte në muajin nëntor për të inspektuar punimet në burgun e Reçit dhe nga aty deklaroi se Janari do të hapte dyert e tij për të pritur të burgosurit . Por kjo gjë nuk u realizua ndonëse kanë kaluar më shumë se 1 muaj nga afati i dhënë. Në 12 Janar u shpallen fituesit e konkursit për drejtuesit e rinj të IEVP, ku çelësat e këtij burgu ju besuan Gëzim Selimit.

Aktualisht administrata është rekrutuar dhe vijon të paraqitet në punë, ku merr udhëzimet përkatese mbi detyrat që do të ketë secili, edhe pse ende brenda këtyre mureve nuk ka të burgosur. Gjoni në deklaratën e asaj dite tha se ky burg do të çlironte institucionet e tjera, por ky detaj rrugës ka ndryshuar dhe prandaj gjithçka ka mbetur pezull deri më tani.

Megjithëse i pa populluar, ai ruhet nën masa të rrepta sigurie. Ky burg shtrihet në një sipërfaqe prej 16 hektarësh, ka një kapacitet prej rreth 800 të burgosurish dhe ka kapur vlerën e 14 milion eurove. Në katin e dytë të tij ka spitalin, ambjentet ndihmese, dhomat e veçanta të takimit, ka një hapësirë të konsiderueshme ajrimi, si dhe në të mund të kryhen 300 takime në ditë nga të burgosurit, falë dhomave të pritjes të ndërtuara sipas kërkesave europiane.

Burgu gjithashtu ka një palester dhe i gjithi monitorohet nga një sistem qëndror kamerash të vendosura për të monitoruar të gjitha lëvizjet brenda dhe jashtë kësaj hapësire.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here