Kontrolli i larte i shtetit ka lene disa porosi te vecanta per keshillin bashkiak, nje nder to ishte edhe mos pagesa e keshilltareve te cilet nuk marrin pjese ne mbledhjet e keshillit. Por kjo nuk eshte e drejte per kryetarin e keshillit bashkiak Xhemal Bushati, pasi sipas tij duke u bazuar tek paga qe kane keshilltaret, kjo nuk do te jepte ndonje efekt. Bushati sugjeron qe mbledhjet te shihen si pergjegjesi dhe detyrim nga ana e keshilltareve
Edhe pse nuk eshte pro heqjes se pageses ndaj keshilltareve, Bushati thote se do te jete i perpikte ne zbatimin e sugjerimeve qe KLSH do te sjelle ne raportin e tij definitiv. Mungesa e keshilltareve gjate mbledhjeve te vitit te kaluar u kthye ne refren dite, pasi deshtimi i takimeve per shkak te mos plotesimit te kuorumit te nevojshem ishte thuajse i permuajshem.