Dy persona të maskuar kanë grabitur pronarin e një lokali në Patok të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku policia thotë se grabitësit kanë hyrë në lokal dhe kanë marrë 5 milionë lekë të vjetra.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.