Kreu i Policisë së Shkodrës Gjovalin Loka ka marrë detyrën e re në Policinë e Shtetit. Ai është emëruar drejtori i Përgjithshëm i Rendit në Policinë e Shtetit.
Emërimi në këtë detyrë është bërë ditën e sotme. Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, pasi u komandua në këtë detyrë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën.
Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.