Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të ketë zëvendës një femër.
Aida Hajnaj emërohet si nëndrejtore e Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, Alti Qato emërohet përfundimisht drejtor policie në Qarkun e Elbasanit, pas komandimit disa mujor në këtë qark.
Nga ana tjetër, Gjovalin Lokal emërohet si drejtor i rendit dhe sigurisë në Policinë e Shtetit.
Në krye të drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë do të jetë një femër. Drejtues në këtë pozicion do të jetë Enkelejda Tosku.
Bledar Çeliku nga Drejtor i Policisë Lezhë emërohet në Taskën Forcën e Policisë së Shtetit.