Luan Rama: Turpi i qeverive në 28 vjet që Shqipëria s’ka një godinë dinjitoze teatri

0
672

TIRANE– Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Luan Rama tha se ngritja e Bursës Shqiptare të Energjisë është një nismë interesante, por duhet transparencë. Në lidhje me debatin për godinën e Teatrit Kombëtar, deputeti i LSI u shpreh se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, lufta, përçmimi e fyerja që ju bëhet artistëve, është shfaqja më alarmante e obskurantizmit qeveritar. Sipas tij është turpi i qeverive në 28 vjet që Shqipëria nuk ka një godinë dinjtoze teatri.


Fjala e Luan Ramës:

Ngritja e Bursës Shqiptare të Energjisë është një nismë interesante dhe vlerësuar në aspektin semantik, tingëllon një ide joshëse e të krijon përshtypjen e gabuar, se të gjitha problemet e tjera te sistemit energjetik ne vend janë zgjidhur.
E meqë nuk ka më asnjë problem me cilësinë e furnizimit me energji, me faturimet e mbifaturimet, me shpërdorimet dhe abuzimet, jemi në kohë për te krijuar tashmë edhe Bursën shqiptare të Energjisë! Duke qenë dakord me nismën, dua të referoj për ju njërin prej synimeve të krijimit të bursës dhe që sipas qeverisë është: rritja e transparencës dhe e disiplinës financiare! Çështja e transparencës është një çështje esenciale për qeverisjen e mirë. E pse është vlerësuar kështu, programi i qeverise e veçon atë si një parim të qeverisjes! Mirëpo kur vjen puna për të kaluar nga programi tek zbatimi i tij, transparenca humbet, zhduket e zëvendësohet me arrogancën, mospërfilljen e madje edhe me nënçmimin e qytetareve! Një qeverisje e mire nuk e tradhton moton “qytetari i pari”, por punon e udhëhiqet prej saj! Mirëpo a është qytetari i pari siç predikon edhe Kryeministri ynë! Është, por vetëm ne fjale, është ne butaforitë e neveritshme mediatike e askund tjetër! Sepse, po te ishte qytetari i pari, pandëshkueshmeria nuk do të favorizonte bizneset e qeverise qe vjedhin e nuk paguajnë energjinë qe harxhojnë, e nga ana tjetër ndëshkohen e penalizohet me fatura disafish me te shtrenjta nga sa shpenzojnë qytetaret e varfër e pa asnjë përkrahje! Po pandeshkueshmeria dhe mungesa e transparencës janë shndërruar në praktikë qeverisëse, e duke miratuar sot ngritjen e Bursës Shqiptare të Energjisë, ne nuk mund të fshehim bursën e krimit, bursën e korrupsionit, bursën e arrogancës e të abuzivizmit shtetëror! Mungesa e transparencës ka provokuar me te drejte një zinxhir reagimi qytetar, me i fundit ai i aktoreve e punonjësve te Teatrit Kombëtar, i lenë qëllimisht te rrënohet e degradohet! Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, lufta, përçmimi e fyerja që ju bëhet artistëve, është shfaqja më alarmante e obskurantizmit qeveritar! Teatri nuk është vetëm i artistëve, më së pari ai është i qytetarëve, ndaj mbrojtja e teatrit është përgjegjësi qytetare! Ndërsa transparenca e dialogu me artistët është detyrim i qeverisë. Është turpi i politikës që Shqipëria e Butrintit, Apolonisë e Durrahut, është i vetmi vend në Europë pa një godinë teatri dinjitoz për vlerat dhe emrin e saj; është krim shtetëror rrënimi e shkatërrimi i skenës që i dha kulturës tonë kombëtare kolosët e mëdhenj të artit skenik. Teatri ka fisnikëruar njerëzimin. Teatri ka gdhendur njeriun dhe e ka çliruar nga egërsia. Teatri ka meritën kryesore për ndryshimin e mendësisë njerëzore, për qytetërimin e shoqërisë njerëzore. Qëndrimi ndaj teatrit shpreh karakterin e një qeverie. Ndaj nuk ka se pse çuditemi me këtë që po ndodh. Sepse e dimë mirë se ç’mungesë konsiderate, ç’fyerje poshtëruese kanë dalë përgjatë dy dekadave nga goja e lidershipit të sotëm. Janë përdorur të gjitha mjetet për ta përballur këtë inkuizicion: dialogu, protesta, kundërshtimi. Por pa asnjë efekt. Ka nje qëndrim konstant lidershipi i sotëm ndaj të gjitha institucioneve të kulturës, arsimit, dijes, shkencës, informimit.
Dje, Akademia e Shkencave etiketohej agjenci funerelesh e më parë institucionet e informimit publik e mediatik cilësoheshin kazan, sot universitetet janë vrima e fundit e kavallit Sot universitetet janë vrima e fundit e kavallit e nesër teatri është një gërmadhë e se shkuares. Nuk ka mbetur institucion pa e përbaltur. A është kjo politike qeverisëse apo kompleks i kreut te saj? Askund tjetër më mirë se sa përballë kulturës, punëtorëve dhe institucioneve të saj nuk del më në pah obskurantizmi i kësaj qeverie, e cila nuk mbërrin dot as deri tek sllogani komunist i qeverisë së 1946-ës “më shumë bukë – më shumë kulturë për popullin”. “Ne kemi nevojë për çdo formë teatri. Ka vetëm një teatër që padyshim nuk i nevojitet askujt – e kam fjalën për teatrin e lojërave politike, një teatër qarqesh për minj, një teatër politikanësh, një teatër i pabukë politike. Ajo që padyshim nuk na nevojë është një teatër terrori i përditshëm – individual apo kolektiv”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here