Ndryshimet në Policinë e Shtetit, ja kush janë 8 të emëruarit e rinj…

0
1778

 

Ndryshime të befta kanë ndodhur në radhët e policisë së shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu prezantoi disa lëvizje në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit.

Drejtori Veliu u shpreh se këto lëvizje janë kryer si nevojë e domosdoshme për një ritëm të ri në përmbushjen e prioriteteve të reja dhe madhore që tashmë ka Policia e Shtetit.

Ja emrat e emëruar dhe postet përkatëse:

1-Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, deri tani Zvdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe i jepet grada Drejtues i Parë.

Rebani_Jaupaj.jpg

2-Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj), deri tani Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

shefja-e-policise-640x504.jpg

3-Drejtues i Parë Gjovalin Loka, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë

Gjovalin_Loka.jpg

4-Drejtues i Parë Theodhori Gravani, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Logjistikën, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë

Screenshot_28.jpg

5-Drejtues i Parë Shaban Nexhi, deri tani Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

Screenshot_29.jpg

6-Drejtues Enkeleida Toska, deri tani Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Kufirit dhe Migracionit Tiranë

Screenshot_30.jpg

7-Drejtues Andi Likaj, deri tani Shef Sektori i Europolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL.

Screenshot_31.jpg

8-K/Komisar Shkëlzen Rexhepi, deri tani specialist në Sektorin e Interpolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Kombëtare Europol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here