Policia ndjek shqiptarin me “BMW”, kapet me 17 kg drogë. Çfarë e tradhtoi të riun

0
1446

Policia ka mundur të sekuestrojë 17 kg drogë pas ndjekjes që i bëri një shqiptari  në Francavilla në Itali.

28 vjeçari shqiptar që shërbente si korrieri u kap nga policia e Chietit në rrugën nacionale Adriatica.

Pas një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, i riu që ngiste BMW-në, u ndalua në veri pranë kufirit me Pescara-n.

28 vjeçari është treguar menjëherë nervoz dhe nga kërkimi i automjetit u gjet në bagazh një çantë shpine ku gjendej sasia e drogës.

Gjatë një kërkimi në shtëpinë ku jetonte, u zbuluan edhe drogëra të tjera dhe 600 euro para të gatshme.

Hetimet filluan me monitorimin e të riut, i cili edhe pse nuk punonte, bënte një standard të lartë jetese.

I riu u transferua në burgun e Chietit në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here