Shkëlzen Berisha dhe Balla,përballja sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda

0
681

Gjykata e Krimeve të Rënda shpall moskopetëncën për shqyrtimin e padisë që Shkëlzen Berisha ka bërë ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Shkëlzen Berisha dhe Balla u përballën sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Djali i ish kryeministrit paditi për shpifje Ballën. Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku mori pjesë në seancën gjyqësore për padinë që ai ka ngritur ndaj Ballës për shpifje lidhur me mospagimin e taksave, djali i ish-kryeministrit Berisha akuzoi deputetin socialist Taulant Balla se fshihet pas imunitetit.

Shkelzen Berisha: “Kjo çështje është për shpifjen e Ballës që thotë se unë në 2009-2011 nuk kam paguar asnjë taksë. Unë vetëm në vitet 2009-2010, nuk po flas për 2008, kam paguar mbi 50 milion lekë taksa pa llogaritur taksat e biznesit. “

Nga ana e tij kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë me seriozitet atë që ai e quan aferën e privatizimit të CEZ, me një dëm sipas Ballës prej 414 mln euro dhe që pas kësaj afere sipas socialistëve qëndron djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ai deklaroi: Ditën për diell ka tërhequr 6.8 mln euro, para të vërtetuara që kanë qenë pagesë komisioni, e thënë shqip pagesë seksesi për një privatizim më i dështuari dhe më i rëndi për shpinën e varfër të shqiptarëve, 414 mln euro dëmi i shkaktuar shqiptarëve. Për sa i përket llokoçitjeve të të birit të babait, se paska punuar me punë të ndershme, një njeri që nuk i ka thënë një herë mirëmëngjesi punës.

Gjykata vendosi kthimin në Gjykatën e Lartë.

Kjo dosje ishte në dorë të Gjykatës së Lartë e cila shpalli moskompetencë dhe dosja i kaloi Gjykates së Krimeve të Rënda, e cila sot mori vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here